Source text in English | Translation by Blerta Alikaj (#8780) |
I remember reading once that some fellows use language to conceal thought, but it's been my experience that a good many more use it instead of thought. A businessman's conversation should be regulated by fewer and simpler rules than any other function of the human animal. They are: Have something to say. Say it. Stop talking. Beginning before you know what you want to say and keeping on after you have said it lands a merchant in a lawsuit or the poorhouse, and the first is a short cut to the second. I maintain a legal department here, and it costs a lot of money, but it's to keep me from going to law. It's all right when you are calling on a girl or talking with friends after dinner to run a conversation like a Sunday-school excursion, with stops to pick flowers; but in the office your sentences should be the shortest distance possible between periods. Cut out the introduction and the peroration, and stop before you get to secondly. You've got to preach short sermons to catch sinners; and deacons won't believe they need long ones themselves. Give fools the first and women the last word. The meat's always in the middle of the sandwich. Of course, a light butter on either side of it doesn't do any harm if it's intended for a man who likes butter. Remember, too, that it's easier to look wise than to talk wisdom. Say less than the other fellow and listen more than you talk; for when a man's listening he isn't telling on himself and he's flattering the fellow who is. Give most men a good listener and most women enough note-paper and they'll tell all they know. Money talks -- but not unless its owner has a loose tongue, and then its remarks are always offensive. Poverty talks, too, but nobody wants to hear what it has to say. | Më kujtohet që dikur kam lexuar se disa e përdorin gjuhën për të maskuar mendimin, por nga përvoja ime kam nxjerrë përfundimin se shumica e të tjerëve e përdorin në vend të mendimit. Rregullat që përkufizojnë bisedën e afaristit duhet të jenë më të thjeshta dhe më të pakta sesa ato që përkufizojnë çdo lloj funksioni tjetër të kafshës njerëzore. Ato janë: Kij diçka për të thënë. Thuaje atë. Mos fol më. Fillimi i diskutimit para se ta kesh të qartë ç'ka do të thuash dhe vazhdimi i tij pasi e ke shprehur atë, e çon afaristin ose në gjygj ose në burg, dhe i pari është thjesht rruga më e shkurtër drejt të dytit. Unë punësoj një departament të tërë juridik dhe më kushton goxha, por më mban jashtë thonjve të ligjit. Nuk prish punë nëse takohesh me një vajzë a me shokët pas darke, dhe bisedon njësoj sikur ke dalë në piknik me klasën dhe ndalon aty këtu për të mbledhur lule; por në zyrë fjalitë e tua duhet të përshkojnë rrugën më të shkurtër të mundshme nga pika në pikë. Hiqe fare parafjalën e përmbylljen, dhe ndalo para se të shkosh tek paragrafi i dytë. Meshat e shkurtra janë rruga më e mirë për të kapur mëkatarët; dhe dhjakët vetë nuk besojnë në stërhollimet e tyre. Lerua budallenjve fjalën e parë dhe grave të dytën. Mishi ndodhet gjithmonë në mes të sanduiçit. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që lyerja e bukës me gjalpë nuk ndihmon kur të duhet një sanduiç për atë që e ka qejf gjalpin. Gjithashtu, mbaje mend se është më kollaj të dukesh i mençur sesa të flasësh me mençuri. Fol më pak se ai tjetri dhe hap veshët më shumë se gojën; sepse kur dikush dëgjon me vëmendje, edhe veten nuk e shet, dhe atij që po flet i bën qejfin. Jepu burrave një dëgjues të vëmendshëm dhe grave një bllok shënimesh dhe ato do të t'i thonë të gjitha sa dinë. Paraja flet - por vetëm atëhere kur i zoti e ka gjuhën pa fre, dhe vërejtjet e saj janë gjithmonë fyese. Varfëria flet gjithashtu, por askush nuk ka qejf ta dëgjojë se ç'ka për të thënë. |